| Rruga në zonën e kufirit rikthen banorët në tokat e tyre | |
|
|
| Shkruar nga Nexhat Buzuku | |
| e hënë . 11 gusht 2008 | |
|
Fshatit Kokaj banorët e brezit kufitarë andej dhe këndej kufirit vlerësohet të jetë urë shumë e rëndësishme si banorë të këtyre trevave që brenda hapësirës etnike shërben si një urë lidhëse për prespektiven e banorëve të mbetur dhe të atyre që duan të kthehen atje.Kokajt duanë të bëhet me identitetin e vetë të mohuar për rreth një shekulli, ata kërkojnë t'i rrikthehet emri i vetë, Kokaj, në dokumentet zyrtare të lëshuara nga Republika e Kosovës , e jo sië ishin më parë me emrin Inatoc. Fshati kur dihet se ka shumë familje si në Kokaj, por edhe në vendbanimet tjera që shrtihet në kilometrin e 20-të në juglindje të Komunës së Gjilanit që i përketë zonës kufitare donë të bëhet me identitetin e vetë të mohuar për rreth një shekulli. Fshatit ishte ndrruar emri i vetë i ruajtur me shekuj, Kokaj, pas vendosjes së pushtimit dhe krijimit të Jugosllavisë së Versajit me 1919. Vendbanimi Kokaj në mes të Gjilanit dhe Preshevës, venbanim ky që pas vendosjes së pushtimit të Mbretërisë SKS njihet edhe me emrin, Inatovc. Mirëpo, banorët e Kokajve dhe rrethina kurr nuk e kan njohur me këtë emër, sepse është emër i imponuar me pushtimin e këtyre trojeve nga ushtria serbe në vitin 1919. Një dokument me rëmdësi ( fotokopje nga origjinali). Ky dokument është i vitit 1918 dhe qartë shihet regjistrimi i popullatës së Komunës së Preshevës me rrethinë. Fshati kokaj është i shkruar me "Chochay". Për këtë fletë një dokument me rëndësi origjinal dhe e publikuar për herë të parë të cilën e solli Daut Dauti , Jurnalist dhe ish Zëdhënës i Qeverisë së Kosovës. Nga sipërfaqja e përgjithshme 402 .52 ha, 121.21 sipërfaqe me ara, pemishte me 89 ari, me livadhe 5.00 ha, kullosa 20.00 ha, ndërsa pyje 234.00 ha. Sipërfaqet me toka jo produktive janë 23.00 ha. Po ashtu edhe sipas vetë një dokumenti të hartografisë dëshmohet më emërtimin që kishte pasur gjer atëtherë fshati Kokaj, ku ( Lat (DMS) 42° 23' 26N Long (DMS) 21° 34' 46E Altitude (meters) 565 Time zone (est) UTC+1(+2DT) Approximate population for 7 km radius from this point: 19576.( Google links for Kokince Google links for Kokince, Serbia & Montenegro.). Kokaj është një fshat në Karadakun e Gjilanit. Shtrihet në juglindje të Gjilanit në gjersinë gjeografike veriore prej 42° 23' 26 dhe 21° 34' 46 të gjatësisë gjeografike lindore dhe lartësi mbidetare 565 m lagjja e Poshtme dhe 643m lagjja e Epërme. Si vendbanim është krijuar para dy shekujve, kur banorët e parë erdhen nga vendbanimi i Sanxhakut të Nishit, venbanimi Klaiq, komuna e Lebanës. Fshati Kokaj përbëhet prej tri lagjeve të ndara njëra nga tjetra, e ato janë: Mahalla e Poshtme, Mahalla e Epërme dhe në mes tyre shtrihet Gurina, shprehet ish banori i Kokajve, Nijazi Ramadani. Kokajt sipas regjistrimit të parë që është bërë në vitin 1948 fshati Kokaj ka pasur 250 banorë, në vitin 1953 ka pasur 289 banorë, në vitin 1961,342, në vitin 1971, 386 ndërsa në vitin 1981, 376 banorë. Nga viti 1981 e këndej ka pasur vazhdimisht zvogëlim të popullsisë si pasojë e emigrimit të banorëve në drejtim të qendrës komunale së Gjilanit . Ramje të numrit të popullsisë ka shkaktuar lufta e fundit kur nga ky fshat u shpërngulën shumica e popullsisë si pasoj e pasigurisë. Në vitin 1999 paramilitarët serb kanë masakruar disa banoirë të këtij fshati. Sot në këtë fshat jetojnë vetëm pesë familje me rreth 30 banorë.
Informatë, 12 gusht, 2008, Kokaj, Gjilan
Në Kokaj të Gjilanit, një fshat ky i zonës kufitare, që gati më shumë vite i lënë pasdore. Deri me tashti shumë sosh janë shpërngulur për shkak të rrugës së pakalueshme për automjete, edhe ajo udhë që është ka pësuar dëmtime të cilat nga mundësitë e banorëve janë të parenovueshme, por tani kanë mbetur shpresat më të sigurt se jeta do të gjallërohet me kthimin e fshatarave tashmë do të jenë të sigurtë sepse në Kokaj në të ardhmen shumë shtëpi që janë shkatërruar, po rindërtohen.
Rruga Pogragjë- Llovcë – Kokaj, e cila flitet se do të lidhë banorët e brezit kufitarë andej dhe këndej kufirit dhe vlerësohet të jetë arterie shumë e rëndësishme nga banorët e këtyre trevave që brenda hapësirës etnike shërben si një urë lidhëse për prespektiven e banorëve të mbetur dhe të atyre që duan të kthehen atje. Kur dihet se shumë familje si në Kokaj, por edhe në vendbanimet tjera Ranatovc, Maxhere, Ilicë, Gosponicë, Gare e deri në Rovovicë të Preshevës përshkohen nga kjo arterie rrugore që është i banuar me shqiptarë.Premtimet e Komunës së Gjilanit dhe të Ministrisë së Tranportit e PTK për asfaltimin e rrugëve që lidhin zonat kufiatare të Kosovës, i kanë inkurajuar edhe banorët e fshatit Kokaj që të medojnë për kthimin në vendlindje. Madje vetë ata janë shprehur të gatshëm që të bashkëfinancojnë një projekttë tillë.
Musa Haliti deklaron në vazhden e takimeve me zyrtarët komunal: " Më 27 korrik 2008 me inciativen e Reshat Behlulit kemi shku në fshatin Kokaj këta persona: Reshat Behluli, Rexhep Hasani, Musa Haliti, Bejtulla Hasani, Emerlla Haliti, nga kurreshtja kanë ardhë edhe Jakupi i Isufit dhe Murati i Beqirit Mexhid Dalipi. Në praninë tonë i kanë bërë një analizë vizuele rrugës nga xhamija e Lloces e deri te kufiri në mes Presheves dhe Gjilanit, pikrisht deri te shtëpia e Azizit të Eminit. Këtë analizë vizuele gjegjësisht këtë vrojtim të rruges e kanë bër Fadil Osmani perfaqsues komunal dhe dy inxhinjer emrat e të cilve nuk i dijë ju kerkoj falje. Kjo gjatësi e rruges është 3.5 km e me gjërësi 5 m .Një javë më vonë pikrisht me 06 gusht 2008,në ora 18.00 jemi prit nga kryetari komunes Qemajl Mustafa, ku për hirë të së vërtetes po e theksoj se edhe këtë takim e ka organizu Reshati. Në takim kemi marrë pjesë , Reshat Behluli, Hazir Ramadani, Basri Ismaili, Bejtulla Hasani,Musa Haliti, Mexhid Dalipi, ne e informuam kryetarin e komunës për rëndësinë jetike që ka kjo rrugë për fshatin tonë Kokaj dhe fshatrat tjera si p.sh. Ranatocin, Magjeren, Ilincen, Buhiqin, Gosponicë, Bukocë, e deri neë Rahovicë të Preshevës etj. Nga ky takim ne ishim mjaft të kënaqur me premtimet që na i dha kryetari komunes. Na u premtu se projekti do të realizahet këtë vit kalendarik kurse në vitin 2009 në muajin mars do të filloj ndertimi i rruges Ku u zotua se kjo rrugë nga Pogragja e deri te kufiri në mes Presheves dhe Gjilanit do të realizohet si nji projekt dhe do të punohet në të njejten kohë kur ndertimi do të filloj nga kufiri në drejtim të Pogragjes. Kokaj thonë se: "janë të shumtë ata që po kthehen për ti renovuar, apo rregulluar për banim të përkohshëm shtëpitë e tyre ", ka thënë Hazir Ramadani, duke i parë mundësitë e atyre pak shtëpive që kanë ngelur në Kokaj, për të bërë diçka vetëm, janë të vogla, por shpresat e tyre janë te Komuna dhe Qeveria. Inkurajuese është fakti se në Kokaj po rindërtohen shtëpi të e vjetra dhe të shkatërruara, nga banorët e larguar viteve të kaluara. Ai beson se ky projekt proritar do të përkrahet sipas premtimeve edhe nga vetë banorët dhe mërgimtarët tanë nëse Komuna e Gjilanit dhe Ministria vendosin në mesin e prioriteteve. Sipas përfaqsuesit të fshatit Kokaj, Hazir Ramadanit, i cili ka deklauar se pasiqë shumë herë janë takuar me zyrtarët komunal, ata kanë "varur " shpresat se rruga e tyre do të cilësohe si një investim kapital dhe do të ndihmohet nga komuna dhe Qeveria. Edhe Mexhit Dalipi, thot se institucionet tona më në fund po përkrahin vendbanimet e fshatarave të harruara e të lëna pasdore nga të gjithë pushtetetet e kaluara, ku pos elektrifikimit të fshatit dhe ndërtimiit të shkollës me katër klasë nga vetkontributi i plakut nezir Haliti, nuk ka pasur përkrahje tjetër.
NIJAZI RAMADANI:Qasje tjetër për skenën(Përmbledhje shkrimesh të botuara nëpër media )Botues: Rrjedha Gjilan~Biblioteka “Sokrati” ~Redaktor: Nuhi Ismajli~Recenzent: Jeton Neziraj, dramaturg, Jahi Jahiu, dramaturg,Tempulli Talia-Qasje tjetër për skenë Parathënie:Një përmbledhje shkrimesh me një këndvështrim të veçantë për teatrin Krijuesi e publicisti Nijazi Ramadani, pos krijimtarisë së botuar në poezi, prozë dhe së fundi me sprovë edhe në dramë, ai merret edhe me shkrime e gjini tjera letrare, publicistike, kulturore dhe politike të cilat i boton herë pas here në të përditshmet dhe periodikun shqiptar. Autori i cili deri tash opusi i tij, i është pasuruar me këto vepra: “Dhe shkronjë arbri” - ( përmbledhje me poezi), “Jeta e Re” Prishtinë, 1995, libri me trajtesë historike dokumentare dhe politike: “Kosova dhe vetëvendosja”, Rrjedha, Gjilan, 1998, “Një qasje në teatër”, 2004, Gjilan. ”Vrojtime artistike”, vështrime, 2006, botues Rrjedha, Gjilan. I nderuar me çmimin e parë për kritikë letrare dhe të tretin për tregim në Konkursin KADMUS, Athinë, dhjetor 2006. Libri më i ri i këtij autori “Qasje tjetër për skenën”, 2006, të edituar prej edicionit “Rrjedha”, të Gjilanit, që i janë botuar, pos disa veprave në nivel edhe të sferave të tjera, si nga letërsia dhe fusha e teatrit, kritikës, publicistikës. Libri ”Qasje tjetër për skenën”, përfshin një përmbledhje shkrimesh me një këndvështrim të veçantë për teatrin kryesisht për disa nga shfaqjet përkatësisht për disa nga shfaqjet e realizuara gjatë viteve të kaluara në skenën teatrore të Gjilanit dhe më gjerë.
Në prizmin e analizave, recensioneve dhe eseve të autorit Ramadanit janë shkrimet të cilat edhe më parë janë të botuar në të përditshmet shqipe prej nga janë merren tekstet e këtij autori, gjegjësisht shfaqjet për tekstet dramatike:”Kafeneja ballkanike (B.Baliut), “Ura e sakrificës”, sipas teksti” Beselem pse më flijojnë” të Rexhep Qasjes, “Vegullia” e Beqir Musliut, etj. Autori Ramadani në shkrimet e tij që pos tekstit dramatik të shfaqjes, ka të integruar edhe përbërësit mezaskenës, lojën e aktorëve, qasjen regjisoriale, etj. Autori disa nga preokupimet e tij qenësore për skenën, përkatësisht për teatrin në mënyrë të veçantë, Ramadani, i shpërfaq në shkrimin e tij të zhanrit eseistik me titull debatues e kritikë se” Koha është të shtojmë çështje të artit skenik”, “Çështjet e gjuhës dhe të folurit në skenë”, ku në këtë këndvështrim ai ndalët te ligji për teatrin, nevojën e një debati me publikun, në çështjet e gjuhës artistike në skenë, kritikën e teatrit, si dhe për komunikimin me publikun dhe trininë dramaturg-aktor-regjisor për ndërtimin e një strukture dramatike të suksesshme. Pos tjerave vihen në spikamë ndër ato realizime të radhitur në një këndvështrim analizues, kritikë e eseist: Komedia “Gomari diversant” (Jeton Neziaraj), Drama ”Ligatina” (Musa Ramadanit) me dramatizim të Nebi Islamit, “Darka publike” e Teki Dervishit, “Vdekja e një mbretëreshe”(Rexhep Qosja) , Realitet i shprehur mitik, Komedi psikike“As parë as njohur, një thyerje meditative kohe, lexim racional i Shekspirit, trajtesa tjetër, në mes të monodramës, shpalosja e përmes artit skenik, Sistemi dhe morali, vitet rënës, sistemi i vlerave dhe thyerjeve, tragjikomedisë “Revolja”, “Prometheu” i Ferizajve, skena me vlerat të reja(Teatri i Gjilanit), Shfaqja me efekt te madh skenik, Shakespeare a apo limonadë, etj. Libri ndahet në 22 njësi të integruara në mes veti të botuara nga Rrjedha, Gjilan 2006, faqe 96.

Profile: Musa Ramadani: Përse shkruaj unë
Krijuesi?
Koha!
Kosova? Hapësirë e ngushtë për luftë, aq e gjerë një ditë për paqe. Me lavjerrësin në qafë dhe shpatën e Damokleut mbi kokë. “E kaluara është shpenzuar në të tashmen, ndërsa e tashmja jeton për të lindur të ardhshmen” - thotë irlandezi Xh. Xhojs. Persiani S. Hedajat pohon: “Koha s’ka asfarë kuptimi për dikë që pushon në varr”. E F. Kafka përmbyllet: “Krejt ajo çka kam arritur të shkruaj, është vetëm rezultat i vetmisë sime…” Përse i thirra në ndihmë këta tre kolosë botërorë? Sepse jam bërë Jozef K. vetë i dymilionti, i pafaj, në procesin gjyqësor që s’ka të përfunduar, mbase në pritje të ndonjë dore tinzare dhjetëmilionëshe për të ma ngulur thikën pas shpine dhe të ngordhi - sipas J.K-së - si qeni! Sepse jam shndërruar në Buf të verbër, si protagonisti i romanit omonim të Hedajatit: shikoj tmerrin përditë e mbase nuk e shoh, dëgjoj e veshët më janë mbyllur, parandiej e sikur nuk më besohet. Sepse prej pesëmbëdhjetë vitesh lundroj i humbur në shkretëtirë porsi Odiseu nëpër det, jam kthyer në protagonistin e romanit të
Xhojsit- Uliksi - dhe udhëtoj, udhëtoj, udhëtoj - duke vendnumëruar - në vetveten time.
Me gjithë këto fakte destimuluese, shkruaj. Ekziston represioni fizik, ekonomik, psikik. Njerëzit janë të zymtë në rrugë, në punë, në shtëpi. Nuk qeshin as në komedi, as në jetë, përveç duke pirë raki. Shkruaj poezi, ndonëse kjo tashmë nuk deklamohet bile as në Amerikë, nuk lexohet më as në Evropë, por shkruhet ende në Ballkan. Poezia ime është ditar i frikës, shpresës e besimit. Shkruaj poezi (post)moderne për shekullin 21, për lexuesin shqiptar të mijëvjeçarit të 3-të, për dashurinë futuriste, riinkarnimin e qytetërimit ilirian, eugjenikën shqiptare ndërmjet tri deteve. Meqë jam popull antik, shkruaj dhe dramë, mirëpo shpresoj pa një përfundim krejt tragjik. Shkruaj. Andre Zhidi më këshillon se ”arti jeton nga kufizimet e vdes nga liritë”, megjithatë, unë më me ëndje do të dëshiroja që ai të vdesë në liri sesa të jetojë në robëri! Shkruaj natën, ngaqë më ngushëllon fakti se në ndonjë pikë të globit të botës atëherë është pika e ditës. Shkruaj ngase - i gjallë a i vdekur - nuk gjendem jashtë kohës e hapësirës, jam në ëndërrim të atdheut, në pritje të lirisë. Shkrimi është magji, alkimi, metafizikë e popullit tim që një ditë do të prarohet… Kur shkruaj bëhem më i urtë sesa Metuzalemi. Më ngulmues sesa Sizifi. Më i fuqishëm sesa Anteu mitik. Bëhem Evropë pa kufij, e jo Ballkan me mur.
F. Kafka ishte Josef K.-ja vetë. Se kish lindur hebre, shkruante gjermanisht dhe jetonte në ambientin e Pragës sllave. Unë ende jam shqiptar, shkruaj në ilirishten shqipe, gjallëroj në vendin tim, kufizohem me shtetin tim, me vetveten time, me atdheun e (për)ndarë shekullor.
-----------------------------------
Koha?
Ka kuptim për krijuesin e gjallë…
Hapësira!
Ka kuptim sall për të vdekurin.
Ja, pra, përse shkruaj unë.
| |||
|